Durrës- Policia ka arrestuar 4 gra kineze të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit në një vilë dykatëshe që kishin marrë me qira në lagjen e plazhit.
Në pranga kanë rënë F. W., 46 vjeçe (një prej organizatoreve) si dhe M., 55 vjeçe, L. Ch., 49 vjeçe dhe Zh. H., 47 vjeçe që ushtronin këtë veprimtari. Janë proceduar penalisht 2 gra të tjera kineze dhe 8 “klientë” shqiptarë.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe një angleze e identifikuar si K.P e cila dyshohet si një prej organizatoreve të këtij rrjeti prostitucioni. Anglezja dhe 46 vjeçarja kineze kishin marrë vilën dykatëshe me qira dhe e kishin përshtatur si ambient për të ushtruar veprimtarinë kriminale.
Dyshohet se qendra e grupit është jashtë vendit nga ku kryheshin telefonata nëpërmjet call centerit. Ndërsa gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia, janë sekuestruar 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash në euro dhe dollarë dhe karta banke. Versus.al







