AKTUALITET /

Goditet grupi i lidhur me Ndraghetën në Itali, trafikoi 27 mln euro kokainë për 2 vite! Mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Goditet grupi i lidhur me Ndraghetën në Itali, trafikoi 27 mln euro

Itali- Guardia di Finanza ka zhvilluar një operacion në kuadër të të cilit ka ekzekutuar urdhër arreste për 28 persona, 6 prej të cilëve janë shqiptarë. Bëhet me dije se është goditur një organizatë kriminale e lidhur me mafian famëkeqe Ndragheta.

Ky grup kriminal trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut për në Lombardi të Italisë nga ku më pas shpërndahej edhe nëpër shtete të tjera të Evropës. Janë ekzekutuar urdhër arrestet për 6 shqiptaqrët: Elvis Aliu, Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Ky i fundit rezulton i arrestuar në Shqipëri për trafikun e kokainës me vlerë miliona euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës. 

Vetëm përgjatë 2 viteve të fundit, organizata kriminale kishte arritur të trafikonte drogë me vlerë 27 milionë euro. “Truri” i lëvizjes së parave ishte një shtetas kinez i akuzuar për pastrim parash. Ky i fundit u lehtësoi trafikantëve pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien".

Rrjeti vepronte ndërkombëtarisht, me degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Versus.al

Poll