AKTUALITET /

Goditje për ‘çunat e Dubait’/ Ish-ministri i Drejtësisë: Ja si Emiratet po dëbojnë personat problematikë

Shkruar nga Versus

Goditje për ‘çunat e Dubait’/ Ish-ministri i

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe as me vendet e tjera europiane, por po punojnë për një strategji të re për të dënuar problematikët nga Perla e Gjirit.

Dje, nga Dubai është deportuar shtetasi shqiptar Florenc Çapja, një eksponent i lartë i krimit në Elbasan i dënuar nga Gjykata e Posaçme me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërkohë që ka dhe akuza të tjera penale ende në gjykim. Ai nuk u ekstradua por u deportua.

“Emiratet e Bashkuara kanë një situatë të ndryshme. Ne kemi një zyrë atje që shërben për çështjet civile tregtare dhe jo penale. Megjithatë kontaktet e përhershme dhe vizitat që bëj në mënyrë të vazhdueshme më japin mundësinë të kem informacion të vazhdueshëm nga kolegët.

Emiratet nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë dhe nga informacionet që unë kam nuk shoh të ketë një marrëveshje të shpejtë për tu nënshkruar.  Megjithatë ka zhvillime interesante. Nuk besoj që Dubai do të jetë më strehë e personave dhe për shumë kohë.

EUROPOL-i ka hapur një zyrë të re para 6 muajsh në Dubai dhe po punon së bashku me autoritetet e Dubait dhe vendeve që ata kërkojnë, përfshirë Shqipërinë, Gjermaninë dhe vende të tjera, duke menduar dhe trajtuar me disa instrumente të tjera.

Pra, marrëdhënia e organeve ligjzbatuese shqiptare, gjermane, italiane, belge, spanjolle me Emiratet e Bashkuara ndoshta nuk do të kalojë përmes marrëveshjeve të ekstradimit, por do të kalojë përmes disa instrumenteve të ndryshme nga marrëveshja e ekstradimit, për të cilën në dijeninë time autoritetet e Emirateve po punojnë. Dhe do të ketë zhvillime, marrje të personave, tërheqje përmes instrumenteve ligjorë”,është shprehur Eduard Halimi në A2 CNN.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: