
Gjykata e Tiranës ka caktuar 60 ditë paraburgim si masë sigurie për Elez Hysën, 22 vjeçarin e arrestuar për grabitjen e argjendarisë në Kamëz disa ditë më parë. I riu ka mohuar akuzat duke thënë se ka qenë në shtëpi ditën kur ndodhi ngjarja.
“Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motori im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22-vjeçari.
Ndërkohë hetimet vijojnë për gjetjen e motorit dhe të autorit tjetër të grabitjes. Vlera e bizhuterive të grabitura arrin deri në 7 mijë euro. Ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga ngjarja e ndodhur në mes të ditës. Versus.al

