Banorët e zonës së Rrjollit kanë vijuar edhe sot protestën pranë kantierit ku po ndërtohet resorti turistik “Blue Borgo”, projekt i ndërtuesit Bashkim Ulajt, duke kundërshtuar investimin që sipas tyre cenon pronat dhe të drejtat e komunitetit lokal.
Gjatë ditës janë shënuar sërish tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve dhe rendin publik.
Banorët pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe akuzojnë institucionet shtetërore se po mbrojnë, sipas tyre, “zaptuesit e pronave”.
Gjashtë persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa një prej tyre raportohet se është lënduar në dorë.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë kundërshtimin deri në pezullimin e punimeve, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar.
View this post on Instagram

