Hakerat iranianë me emrin e grupit “Homeland Justice” kanë bërë goditjen e radhës ndaj institucioneve të shtetit shqiptar. Këtë herë, ata kanë njoftuar në Telegram se kanë kryer një sulm kibernetik në drejtim të sistemit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri.
Në njoftimin e publikuar, grupi iranian pretendon se ka arritur të depërtojë në sistemet e këtyre institucioneve dhe të marrë të dhëna e dokumente të cilat lidhen me funksionimin e brendshëm të këtyre organeve.
“Rrjetet kibernetike të sistemit të korruptuar gjyqësor shqiptar janë hakuar. Të dhënat dhe dokumentet e kësaj strukture të korruptuar janë në duart e patriotëve të "Homeland Justice"- thuhet në njoftimin e hakerave.
Nga ana tjetër deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim nga autoritetet shqiptare lidhur me përmasat e sulmit apo nëse të dhënat kanë rënë në duart e hakerave të cilët vijojnë sulmet si hakmarrje ndaj Shqipërisë që strehon në Manëz muxhahedinët. Versus.al

