Versus.al ka siguruar pamjet kur një 26 vjeçar dhunohet barbarisht në rrugë, ngjarje e ndodhur më 6 dhjetor pranë rrethrrotulimit të Freskut.
Në pranga është vënë Helidon Marku, 49 vjeç i cili dyshohet se veproi me porosi të 'Aroni' dhe 'Fire', dy personazhe të njohur të TikTok-ut.
Motivi i sulmit dyshohet se janë komentet që viktima kishte lënë gjatë transmetimeve të tyre live.
Pamjet tregojnë se si dy agresorët e kapin të riun në mes të rrugës, e godasin me çekiç disa herë në kokë dhe trup, përpara se të largohen. I treti, filmon të gjithë aktin.
Një nga porositës Xhemal Uka i njohur me pseudonimin Fire është një emër i njohur për drejtësinë, , pasi ka precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit.
33-vjeçari u lirua kohët e fundit nga burgu, pas ekstradimit nga Franca, ku kishte qëndruar mbi një vit në qeli./Versus.al
Pamje të rënda:
View this post on Instagram

