
Një shpërthim i fortë me tritol alarmoi qytetarët e Sarandës mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.3. Rreth orës 23:50 shpërtheu në flakë makina e Klaus Jaçajt, 31 vjeçarit të shpallur në kërkim nga policia për përfshirjen e në sherrin me armë më 17 korrik ku mbetën të plagosur Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj.
Lënda plasëse shkaktoi panik tek qytetarët të cilët u larguan me vrap nga zonat ku po qëndronin.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një rast hakmarrje pasi i riu gjatë sherrit për shfrytëzimin e plazhit publik në Sarandë u kishte ardhur në ndihmë vëllezërve problematikë Ramadan Zoto alias Canaj dhe Erjon Canajt, të cilët gjithashtu janë të shpallur në kërkim.
Për ngjarjen e ndodhur më 17 korrik u arrestua edhe njëri prej të plagosurve Gëzim Hajdaraj për armëmbajtje pa leje. Në kërkim është gjithashtu edhe Artan Muraj nën akuzën e përkrahjes së dy vëllezërve që dhunuan dhe më pas plagosën dy të rinjtë. Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë persona me precedentë të mëparshëm penal Ramazan Zoto ka qenë i dënuar dhe për vrasje. Versus.al







