AKTUALITET /

Hapet sot aksi provizor për rrugën Librazhd-Prrenjas! ARRSH: Do jetë i paasfaltuar

Për mjetet e tonazhit të rëndë, ngarkesa nuk duhet të jetë më shumë se 8.2 ton.

Shkruar nga Versus

Hapet sot aksi provizor për rrugën Librazhd-Prrenjas! ARRSH: Do

Sot pas disa ditëve bllokim total të qarkullimit drejt juglindjes, do të hapet për qarkullim provizor aksi Librazhd-Prrenjas. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi do të jetë i mundur duke nisur nga ora 12:00, por theksoi se ngarkesa e mjeteve të tonazhit të rëndë nuk duhet të jetë më e rëndë se 8.2 ton.

Rruga e përkohshme do të jetë e pashtruar me asfalt deri në stabilizimin e shtresave.

“Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”- thuhet në njoftimin e ARRSH. Versus.al

Poll