AKTUALITET /

Helmimi në kopshtin e Gramshit, Prokuroria nis hetimet; sekuestrohen kartelat mjekësore të 6 pacientëve të shtruar në spital

Shkruar nga Versus

Helmimi në kopshtin e Gramshit, Prokuroria nis hetimet; sekuestrohen

Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë në Gramsh kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas informacionit të marrë më 24 maj 2025 nga rrjetet sociale, për një ngjarje të rëndë në Kopshtin Nr. 1 të qytetit, ku disa fëmijë dyshohet se janë helmuar nga bakteri salmonela.

Sipas burimeve zyrtare, në Spitalin e Gramshit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjashtë fëmijë, ndërkohë që janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe stafin e kopshtit.

Në kuadër të hetimeve, si prova materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar, procesverbalet e furnizimit dhe kontrollit të produkteve ushqimore të kopshtit, si dhe mostra të ushqimeve për ekzaminim laboratorik.

Po ashtu, janë bllokuar të gjitha produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e institucionit. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të intoksikimit./Versus.al

Poll