AKTUALITET /

Hetuesi i BKH diplomohet në FBI/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Do të forcojmë bashkëpunimin me SPAK!

SHBA forcon bashkëpunimin me SPAK-in shqiptar. Hetuesi Eduart Kaloshi diplomohet në FBI, duke sjellë ekspertizë të re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për një të ardhme më të sigurtë Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Hetuesi i BKH diplomohet në FBI/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Do

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) për të ndihmuar Shqipërinë drejt një të ardhmeje të sigurtë dhe të begatë.

Ditën e sotme, Ambasada publikoi rastin e hetuesit të SPAK dhe BKH, Eduart Kaloshit, i cili u diplomua këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

"Çuarja përpara e bashkëpunimit fillon me trajnime të nivelit më të lartë për oficerët shqiptarë më të përkushtuar", thuhet në njoftim.

Eduart Kaloshi i bashkohet elitës së ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi të reja në luftën e SPAK-ut kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të fuqizojnë bashkëpunimin SHBA-SPAK për një Shqipëri më të mirë.

 “Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë./Versus.al

Poll