AKTUALITET /

Historia e HIV/AIDS, kryebashkiaku Flamur Golemi reagon sërish: Thriller primitiv, një budalla hedh gurin dhe të tjerët e ndjekin

Shkruar nga Versus

Historia e HIV/AIDS, kryebashkiaku Flamur Golemi reagon sërish: Thriller

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka reaguar pas aludimeve që janë qarkulluar në media, të cilat pretendonin për një problem shëndetësor të tij, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, Golemi u pyet mbi këto lajme që kanë marrë vëmendje në rrjet, por ai zgjodhi të mos ndalet në detaje, duke i quajtur ato “shumë banale” dhe pa vlerë për t’u komentuar gjatë.

Ai theksoi se nuk dëshiron të zgjatet mbi këtë çështje, të cilën e konsideroi një sajesë dhe një histori të fryrë pa baza, duke përdorur edhe termin “thriller primitiv” për të përshkruar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar kjo çështje në publik.

Gjatë reagimit të tij, kryebashkiaku përdori edhe një shprehje popullore, duke nënvizuar mënyrën se si, sipas tij, përhapen lajmet e pavërteta:

“Unë besoj tani që është pjesë e organeve ligjzbatuese. Do ishte mirë, se dëmin më të madh jua ka bërë juve mediave.

Një thriller primitiv. Pra, një budalla hedh një gurë në lumë edhe pastaj shkojnë gjithë pas. Nuk dua të zgjatem te kjo histori, për mua ka rëndësi puna.

Edhe do vazhdoj të shërbej në krye të detyrës me përgjegjshmëri maksimale, sepse një herë në jetë i bie rasti personit të drejtojë Gjirokastrën.”/Versus.al

 

Poll