AKTUALITET /

Humbi drejtimin e motorit dhe ra në kanal, vdes 40 vjeçari në Berat

Shkruar nga Versus

Humbi drejtimin e motorit dhe ra në kanal, vdes 40 vjeçari në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor dytësor Berat-Roshnik.

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Duhanas teksa po qarkullonte me motor. Fatkeqësisht humbi kontrollin e motomjetit dhe përfundoi në kanal.

Si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Grupi hetimor po dokumenton ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Versus.al

Poll