Gjykata e Apelit ka vendosur të shtyjë për nesër shpalljen e vendimit në lidhje me masat e sigurisë për personat e dyshuar në çështjen “Bankers”. Vendimi do të shpallet më 6 gusht, në orën 10:00.
Avokatët e të dyshuarve kanë përfunduar paraqitjen e mbrojtjes dhe ankimeve ndaj masave të caktuara më herët nga Gjykata e Fierit. Ankesa lidhet me vlerësimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të masave të sigurisë, ndërsa pritet që Apeli të japë një vendim që mund të ndikojë drejtpërdrejt në vijimin e procedurave hetimore. /Versus.al/







