
Aktivisti Gent Progni, një ndër 19 personat e arrestuar nga policia në protestën e 2 korrikut, ka denoncuar mbrëmjen e sotme dhunën e truprojës së deputetit socialist Ulsi Manja.
“U ulëm për një kafe se pamë një shtet rrethim sikur ne ishim me bomba jo me vezë. Pas nesh ishte Ulsi Manja, nuk e kishim parë. U çua si një plehrë e vërtetë. Doli nga kafja dhe sapo u fut brenda kordonit të policisë na shau nga ropt. Nuk duruam dot e lamë me vezë”, tha Progni.
Më tej ai tha se badigardi kërceu nga dritarja në prezencën e shefit të 4.
“Ula duart poshtë më qëlluan pa pushim. Do merremi dhe me Saimir Kokën në ditën në vazhdim dhe me kompaninë VIP Security. Dy herë nga gjuajtën me grusht.
Dy herë nia kthye me vezë. Në komisariat nuk na lejuan të bëjmë asnjë kallëzim. Nuk thirrën asnjë mjek dhe thonin do rrini aq ditë sa tju ikin shenjat. Ju them hajde na arrestoni se kemi armën e krimit me vete. Niku me epilepsi e kanë keqtrajtuar në komisariat. E mbyll me këngën e re që e shkruajta në murin e burgut: Ulsi Manja tqr!”, tha Progni./Versus.al

