Elbasan- Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” pasi gjykata e kishte dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Në pranga ka rënë Bekim Skora, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. Versus.al







