AKTUALITET /

I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, mbetet në fuqi vendimi

Gjykata eLartë konfirmoi dënimin maksimal ndaj Laert Haxhiut për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Shkruar nga Versus

I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Gjykata

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Laert Haxhiu, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili e dënon atë me burgim të përjetshëm.

Sipas vendimit të zbardhur më 19 maj 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda (relator), Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, ka vendosur mospranimin e rekursit në dhomë këshillimi.

Me këtë vendim, gjykata konfirmon dënimin maksimal ndaj Haxhiut për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Laert Haxhiu është dënuar si një nga autorët kryesorë të ngjarjes së njohur si “Masakra e Lushnjes” e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa objektiv i sulmit dyshohet se ka qenë Xhulio Shkurti.

Vendimi i Gjykatës së Lartë i jep fund përpjekjes së fundit ligjore të të pandehurit për të kundërshtuar dënimin.

Poll