AKTUALITET /

I dënuari me burgim të përjetshëm transferohet nga burgu i Peqinit në Burrel, i gjendet kanabis në çorape

Hetimet po vijojnë për të zbuluar sesi i dënuari arriti të siguronte lëndën narkotike.

Shkruar nga Versus
I dënuari me burgim të përjetshëm transferohet nga burgu i
Miklovan Parubi

I dënuari me burgim të përjetshëm i identifikuar si Miklovan Parubi është transferuar sot nga burgu i Peqinit tek burgu i Burrelit.

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve bën me dije se sapo mbërriti në burgun e Burrelit, të dënuarit iu gjet kanabis i fshehur në çorape ku e kishte mbështjellë me qese.

Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse. Në njoftimin e bërë nga drejtoria e burgjeve, ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Parubi është dënuar me burg përjetë si autor i një vrasje të dyfishtë të ndodhur në tetor të 2016 në Dajç. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve me kallashnikov në lokalin në pronësi të  Arjet Seitit. Versus.al

 

Poll