AKTUALITET /

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Fier, i penduari i "Plumbit të Artë": Më ngeci kallashi, zjarri i makinës më dogji dhe mua

Shkruar nga Versus
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Fier, i penduari i
Agim Boriçi, biznesmeni të cilit iu bë atentat

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, i penduari i tretë i drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tase rrëfeu sesi u organizua atentati i mbetur në tentativë ndaj Agim Boriçit në 2017-ën brenda lokalit të tij në Fier.

Ai tha se e gjetën duke pirë kafe me vëllain e tij dhe në momentin që tentoi të hapte zjarr ndaj tyre iu bllokua kallashi. Për bashkëpunëtorin e tij Henrik Hoxha tha se qëlloi me pistoletë ndaj vëllezërve Boriçi, por ata nuk i kapi asnëj plumb.

Më pas deklaroi se Henrik Hoxha e bënte atë fajtor për faktin se atentati nuk shkoi siç duhej.

“Gim Boriçin shkuam ta qëllonim tek spitali por nuk e gjetëm, ishte larguar, në makinen e punës, Reno Klio kishim edhe armët, ishim të pajisur dhe me maska si këto që perdor policia, pastaj shkuam tek shtëpia e tij, e pam duke pire kafe me vëllain, tha Henriku behu gati se qekan të dy, ndaluam para lokalit fillova të qëlloj me ngeci kallashi, Henriku gjuajti me nje pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek.

Dogjëm makinën pas atentatit diku tek shinat e trenit, u dogja dhe vetë pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi. Kisha hedh dorezat ne nje kosh plerash pas atentatit ndaj Boriçit, edhe ato mu dogjën pak, Henriku më bënte mua fajtor që nuk u bë puna sic duhet. Henriku kishte frikë mos kishim lënë prova por “Reno”, Renato Saliaj i tha qe te rrinim pa merak se s’kishin asgjë”- deklaroi Skerdi Tase. Versus.al

Poll