AKTUALITET /

Atentati me 2 të vd*kur në Shkodër/ Kamarierja e plagosur rrezikon të humbasë krahun, punonte për të mbajtur familjen!

Ajo ndodhej në vendin e punës kur Ragip Gila hapi zjarr ndaj Erogen Vaso (i njohur edhe si Brajoviç).

Shkruar nga Versus
Atentati me 2 të vd*kur në Shkodër/ Kamarierja e plagosur
Meri Kacerri

Meri Kacerri, kamarierja 25-vjeçare nga Shkodra, rrezikon të humbasë krahun e majtë pasi u plagos aksidentalisht gjatë atentatit të 8 shtatorit.

Ajo ndodhej në vendin e punës kur Ragip Gila hapi zjarr ndaj Erogen Vaso (i njohur edhe si Brajoviç).

Breshëria e plumbave i mori jetën Armando Palit, mikut të Vasos, dhe truprojës Liridon Kraja, ndërsa vetë Vaso mbeti i plagosur. Mes të lënduarve ishte edhe Meri, e cila u kap nga plumbat në arteriet kryesore të krahut të majtë.

E reja u transferua menjëherë nga Shkodra në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu dha ndihma e parë, por mjekët thonë se ajo ka nevojë për ndërhyrje të specializuara dhe trajtime të kushtueshme për të shpëtuar krahun.

Përballë situatës së rëndë, familjarët kanë hapur një nismë në platformën “GoFundMe” duke u bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë për shërimin e saj.

“Meri është vajza që nuk dorëzohet kurrë. Punon pa u lodhur për të ndihmuar familjen, edhe kur forcat i mungojnë. Sot ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të kaluar këtë betejë”, thuhet në thirrjen e familjes.

Autori i atentatit, 29-vjeçari Ragip Gila, u arrestua pak orë pas ngjarjes. Në dëshminë e tij, ai deklaroi se ka synuar të vrasë Erogen Vason pasi ky e kishte kërcënuar më parë.

Poll