AKTUALITET /

Abuzimi me fondet e BE, prova të reja për dosjen “SASPAC”! Ilir Beqaj mbetet në kafazin e qelqtë

Shkruar nga Versus

Abuzimi me fondet e BE, prova të reja për dosjen “SASPAC”!

Vetëm një ditë pas seancës së djeshme për dosjen e “Sterilizimit” ku GJKKO vendosi që ish-ministri Ilir Beqaj të mos qëndrojë në kafaz, ai doli para GJKKO-së për procesin tjetër penal, atë të abuzimit me fondet e BE gjatë kohës që ishte drejtor i agjencisë “SASPAC”.

Beqajt për këtë dosje i është caktuar arresti me burg dhe gjatë zhvillimit të seancës ku u paraqitën prova të reja, ai qëndroi brenda kafazit të qelqtë pavarësisht kërkesës së tij për të dalë.

SPAK dorëzoi në gjykatë një provë të re, tabelë me të dhëna për shpenzimet e kryera nga një prej të pandehurve, Alfred Nikolla në eventin “Festa”. Prova e re që iu paraqit gjyqtares së posaçme, Elsa Ulliri është gjetur në një laptop të sekuestruar nga SPAK gjatë kontrolleve të kryera gjatë këtij viti. Nikolli akuzohet për mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion aktiv.

Duke qenë se avokatët kërkuan kohë të njiheshin me provën e re, gjykata caktoi datën 6 maj dhe orën 10:00 për seancën e radhës. Versus.al

Poll