AKTUALITET /

I mori një personi 21 mijë euro duke e gënjyer se do e çonte në SHBA, kapet 40 vjeçari në Tiranë

Bellahu ishte dënuar me 6 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.

Shkruar nga Versus

I mori një personi 21 mijë euro duke e gënjyer se do e

Tiranë- Policia ka arrestuar Ahmet Bellahun, 40 vjeçarin e shpallur në kërkim për mashtrimin e një personi të cilit kishte arritur t'i merrte shumën e 21 mijë eurove. 

Bellahu është dënuar në mungesë nga gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda. 

Vitin e kaluar ai i ka marrë një personi 41 mijë euro me premtimin se do t'i siguronte dokumentet e domosdoshme për të udhëtuar drejt SHBA-ve. 



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll