AKTUALITET /

I moshuari plagoset me thikë nga bashkëmoshatari, sherri gjatë lojës së dominosë

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, në qendër të qytetit, ku pas një debati të ashpër, njëri prej të moshuarve ka goditur tjetrin me mjet prerës.

Shkruar nga Versus
I moshuari plagoset me thikë nga bashkëmoshatari, sherri gjatë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Durrësit, ku një konflikt mes dy të moshuarve gjatë një loje domino ka përfunduar me plagosje me thikë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, në qendër të qytetit, ku pas një debati të ashpër, njëri prej të moshuarve ka goditur tjetrin me mjet prerës.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar në spitalin rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes./Versus.al

 

Poll