Vetëm gjysmë ore pas nisjes së provimit të matematikës, i treti i Maturës Shtetërore, është publikuar sërish teza e testit.
Ashtu si në herët e tjera, teza ka qarkulluar në rrjet saktësisht 30 minuta pas nisjes së provimit duke u publikuar në rrjetet sociale.
Për të njëjtin veprim, më herët ministria e Arsimit ishte shprehur se nuk cënohet integriteti i procesit të provimit. Të njëjtin qëndrim, institucioni e ka mbajtur edhe sot në reagimin e bërë duke pretenduar se është respektuar e gjithë rregullorja dhe se procesi nuk cënohet. Ndërsa provimi i nisur në 10:00 vijon deri në orën 12:30. Në total 28 mijë maturantë i nënshtrohen testeve të maturës sivjet. Versus.al








