Disa orë pas ekzekutimit mafioz në lagjen nr.18 të Durrësit, në Gërdec të Tiranës është gjetur një makinae djegur që dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së Emir Dedjas.
Verifikimet në vendngjarje, zbuluan se targat e mjetit tip “Seat” ishin të vjedhura.
Brenda makinës së shkrumbuar, është gjetur edhe kallashnikovi i përdorur nga autorët për të kryer vrasjen. Skenare të tilla janë bërë tashmë tëzakonshme në vend, ku disa orë pas atentateve kriminale, gjendet e shkrumbuar makina me të cilën është kryer krimi. Versus.al







