AKTUALITET /

‘I pa sulmet ndaj viktimave të tij drejtpërdrejt nga burgu’/ "Kush është 'Mondi', shqiptari që po shkakton kaos te autoritetet greke?"

Ruteri dhe telefoni celular i gjetur në posedim të të dënuarit shqiptar Mondi – Urdhrat për sulme, bashkëpunëtorët dhe droga

Shkruar nga Versus

‘I pa sulmet ndaj viktimave të tij drejtpërdrejt nga
Shqiptari Edmond Përbashaj, i njohur si “Mondi” nuk shfaq shenja pendese edhe pse pritet të dënohet nga autoritet greke për shumë vepra penale të kryera nga ai sipas mediave helene.

“Edhe në izolim, Mondi do të gjejë një mënyrë për të pasur një telefon celular dhe drogë në duar ”, tha një zyrtar i lartë i të ashtuquajturës “FBI greke”, pas kontrollit të befasishëm që u krye në qelinë e tij së fundmi ku u gjet dhe një router portativ.

Sipas mediave greke Mondi ka kaluar pothuajse në të gjitha burgjet e Greqisë , por çdo drejtor burgu kërkonte ta dërgonte në një institucion tjetër pasi vazhdimisht krijonte probleme.

Bastisja në qelinë e tij në burgun e Nafplio-s nuk ishte aspak e rastësishme, pasi policia kishte informacion se ekipi i tij po kryente ende punë sipas urdhrave të tij.

Një karakteristikë e brutalitetit të të dënuarit shqiptar është se ai donte të monitoronte rrahjet e viktimave të tij në kohë reale nëpërmjet telefonit celular, në mënyrë që të sigurohej që puna ishte kryer siç duhet. 

Diçka që e bëri i pashqetësuar pas hekurave të burgut në Diavatë.

I dënuari shqiptar kishte ngritur një "dyqan" brenda burgjeve të Janinës me ndihmën e zëvendësdrejtorit të burgjeve dhe oficerëve, të cilët i paguante për të "bërë një sy qorr".

Ai fuste drogë kontrabandë në burgje të cilën e trafikonte dhe pastronte para mensa e burgut.

Telefoni celular dhe ruteri i gjetur në posedim të Modit janë dërguar në laboratorët mjeko-ligjorë, ndërsa policia greke shpreson të identifikojë bisedat me kriminelët dhe të zbulojë veprimet e paligjshme që ai dyshohet se ka drejtuar.

“ Mondi ” fshihet pas vrasjeve, si ajo që ndodhi disa muaj më parë në Thrakomedones , ku një shtetas shqiptar u vra jashtë një kafeneje, qëndron pas shpërthimeve me bombë, trafikut të drogës dhe veprave të tjera penale, sipas oficerëve të policisë së Departamentit të Zhvatjes./Versus.al

 

Poll