Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK ku mësohet se do t’i komunikohet zgjatja e hetimeve lidhur me një çështje për të cilën është marrë i pandehur.
Roshi është nën akuzë për shpërdorim detyre pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. Dëmi ekonomik prej 33 milionë lekësh lidhur me tenderat për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e rrugëve të ndryshme. Versus.al

