AKTUALITET /

I pandehur për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Vaut të Dejës shkon i buzëqeshur në GJKKO

Shkreli u ofroi shpërblime banorëve të fshatit Stajkë nëse këta të fundit do të votonin për PSD në zgjedhjet e 11 majit.

Shkruar nga Versus

I pandehur për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Vaut të Dejës

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor, u paraqit sot në GJKKO për seancën e tij gjyqësore. 

I shoqëruar nga avokatja e tij, Shkreli shihet i buzëqeshur teksa futet në perimetrin e godinës. 

Sipas SPAK, Shkreli gjatë fushatës zgjedhore u ka premtuar shpërblime zgjedhësve të fshatit Stajkë nëse do të mbështetnin partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Vetë kryeministri Edi Rama e paralajmëroi Shkrelin gjatë një takimi që "të mos luante me 2 porta". Pas këtij paralajmërimi të Ramës, ai u thirr në SPAK. Versus.al

Poll