
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar 49 vjeçarin Kevin Margjoni i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për laboratorin e kokainës të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Fierit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Ditën e djeshme, dy prej të pandehurve të kësaj dosje, një shqiptar dhe një i huaj, morën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Versus.al

