AKTUALITET /

I riu konsumon fotoksinë brenda banesës në Lezhë, humb jetën në spitalin e Tiranës

Shkruar nga Versus

I riu konsumon fotoksinë brenda banesës në Lezhë, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një 33 vjeçari kishte konsumuar fotoksinë. Për shkak të gjendjes së tij, u transportua për në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht mëngjesin e sotëm u nda nga jeta. 

“Dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në Lezhë, shtetasi E. M., 34 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital në Tiranë, mëngjesin e sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet çfarë e shtyu të riun të arrinte në vendimin tragjik për t'u vetëhelmuar. Versus.al

Poll