AKTUALITET /

I rrahu kamarierin për një shishe ujë, pronari i hotelit bën për spital ish-shefin e rrugores Vlorë

Konflikti ka eskaluar kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në zonë si drejtues i “Regina Group”.

Shkruar nga Versus
I rrahu kamarierin për një shishe ujë, pronari i hotelit bën
Pamje nga vendngjarja

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 21:30, në ambientet e lokalit “Regina Garden” në lagjen “Pavarësia 2” të Vlorës, ku një mosmarrëveshje për një shishe uji më tepër se porosia e kërkuar ka përfunduar në përplasje fizike mes disa personave, përfshirë një oficer policie, një qytetar me precedent penal, pronarin e hotelit dhe një gazetar lokal.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se konflikti nisi pasi oficeri Ardian Isufi, me detyrë në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Dibër, ndodhej jashtë shërbimit në shoqërinë e Leart Agim Bimos, 57 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy janë përfshirë në një debat verbal me kamarierin 18-vjeçar Arion Ilir Balaj, për shkak të një porosie të keqkuptuar.

Referuar pamjeve filmike dhe dëshmive të mbledhura, Leart Bimo ka goditur disa herë kamarierin me grushta. 

Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”.

Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Si pasojë e dhunës, kanë mbetur të dëmtuar fizikisht Ardian Isufi, i cili është shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, dhe Leart Bimo.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë u proceduan shtetasit:

1. Vasil Bedinaj, për veprën penale "Plagosja e Lehtë me dashje".
2. Enerik Mehmeti, (gazetar), për veprën penale "Plagosja e Lehtë me Dashje".
3. Leart Bimo, për veprën penale "dëmtime të tjera me dashje"./Versus.al

Poll