AKTUALITET /

I thyen këmbët dhe i prenë veshin, policia për dhunën barbare ndaj ish-kreut të PD Lezhë: Morëm pamjet filmike

Autorët e maskuar ende nuk janë identifikuar.

Shkruar nga Versus
I thyen këmbët dhe i prenë veshin, policia për dhunën
Sokol Toma

Policia ka deklaruar se ka sekuestruar pamjet filmike të dhunimit barbar të ish-kreut të PD në Lezhë, Sokol Toma i cili u rrah nga disa persona të paidentifikuar në autostradën Mamurras-Laç.

Në njoftim thuhet se autorët ende nuk janë identifikuar dhe se po kryhen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

‘’Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’’- njofton policia.

Dje nga detajet e bëra publike, u mësua se Toma kishte pësuar dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar ndaj tij. 53 vjeçarit i janë thyer këmbët dhe i është prerë një pjesë e veshit. Versus.al

Poll