AKTUALITET /

I vendosën tritolin makinës së Oltjon Klosit, lihen në burg 4 prej anëtarëve të grupit! Sabah Nuzi mohon akuzat: Po na fusni në hasmëri

Gjykata e Tiranës cakton masa të rënda sigurie për 8 të dyshuarit për atentatin me eksploziv ndaj Oltion Klosi, ndërsa i akuzuari si porositës, Sabah Nuzi, mohon përfshirjen në ngjarje.

Shkruar nga Versus
I vendosën tritolin makinës së Oltjon Klosit, lihen në burg
Oltjon Klosi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit me porosi të Aurel Hoxhës.

Për 7 të arrestuarit që i vendosën tritolin Oltion Klosit në Tiranë, togat e zeza vendosën, arrest në burg edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, e Eklips Leti, e Kristjan Ahmerama, ndërsa për Glentjan Kojtari e Dorjan Hamolli arrest shtëpie. Për Geris Molla u dha detyrim paraqitje.

Sabah Nuzi, arrest në burg

Jurgen Gjonaj, arrest në burg

Renato Balla, arrest në burg

Kristjan Ahmerama, arrest në burg

Eklips Leti, arrest në burg

Glentjan Kojtari, arrest shtëpie

Dorjan Hamolli, arrest shtëpir

Geris Molla, detyrim paraqitje

Sabah Nuzi që akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.

Sabah Nuzi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët”

Ngjarja ndodhi më 10 mars në Tiranë, ku automjetit të Oltion Klosit iu vendos një sasi eksplozivi që shpërtheu me telekomandë.

Sipas burimeve zyrtare, Nuzi kishte një konflikt për pazare droge me pronarin e mjetit dhe për shkak të moskthimit të kësaj shume është vendosur të hakmerret. Lënda plasëse u vendos nga 32 vjeçari Jurgen Gjonaj, ndërsa të tjerët e ndihmuan në realizimin e planit, duke i siguruar informacione mbi vendndodhjen e makinës, lëndën plasëse dhe automjetin e transportit për tu larguar./Versus.al

Poll