AKTUALITET /

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Shkruar nga Versus
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës
Edison Oruqi

Pas 5 ditësh i zhdukur pa lënë gjurmë Edison Oruqi, baba i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është gjetur i mbytur në lumin e Shalës.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.

Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës dhe e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka./Versus.al

 

Poll