AKTUALITET /

“Ik andej thashë”, qytetarja ngjit hekurat e SPAK dhe përplaset me rojen: Më kanë marrë pronat

Gruaja nga Kurbini u shpreh se bashkia i kishte zaptuar pronën e saj.

Shkruar nga Versus
“Ik andej thashë”, qytetarja ngjit hekurat e SPAK dhe
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku një qytetare e revoltuar ka hipur nga hekurat rrethuese të godinës me qëllim që të dorëzonte një kallëzim penal.

Qytetarja u nxorr jashtë me forcë nga roja. Ndërsa para gazetarëve ajo tregoi se kishte një problem pronësie për një sipërfaqe toke që i ishte zaptuar nga bashkia dhe i kishte dëmtuar banesën. Ajo pretendoi se edhe më herët kishte bërë denoncim në SPAK, por nuk kishte marrë përgjigjie.


“Jam nga Kurbini. Problemi jonë është shkatërrim dhe përvetësim prone nga bashkia Laç. Banesa është dëmtuar nga ujërat e bardha, më kanë vendosur 3 puseta të jashtëligjshme sipër shtëpisë, në majë të kodrës. Unë jetoj që në 90-ën në atë shtëpi, kam certifikatën dhe vendimin e gjyqit. Gjovalin Isufi duke e ditur shqetësimin tim më ka sjellë për të zbatuar vendimin e gjykatës.

Dua të më kthehet prona. Kam bërë kallëzime penale. vendimet janë marrë kundra meje gjithmonë. Unë jetoj vetëm me djalin. Kam ardhur të bëj kallëzim në SPAK, kam bërë edhe më herët, nuk më ka ardhur përgjigjie”- u shpreh ajo mes të tjerash. Versus.al

Poll