
Berat- Ditën e sotme në fshatin Samaticë të Dimalit zbarkuan inspektorë të Mbrojtjes së Territorit për të prishur një serë bujqësore në pronësi të fermerit Qamil Oshafi.
IMT pretendon se objekti është ndërtuar në kundërshtim me rregullat pasi nuk respekton distancën minimale prej 2 metrash largësi nga prona e fqinjëve. Në terren për zbatimin e vendimit kanë qenë edhe forca të policisë.
Nga ana tjetër, fermeri e kundërtoi ndërhyrjen me arsyetimin se e ka ankimuar vendimin dhe se prishja nuk duhet kryer pa dalë vendimi përfundimtar. Ndërsa shton se në zonë ka shumë sera të tjera që nuk janë prekur edhe pse mund të kenë patur probleme me mënyrën e ndërtimit.
Oshafi thekson se sera është burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij dhe aktualisht është e mbjellë me tranguj në prag vjeljeje, me një vlerë rreth 50 milionë lekë. Sipas tij, edhe një ndërhyrje e pjesshme mund të shkatërrojë gjithë prodhimin. Versus.al

