AKTUALITET /

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim me trupë tjetër gjykuese në Apelin e GJKKO

Shkruar nga Versus

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen për

Dosja e inceneratorit të Fierit duhet të gjykohet në Apelin e GJKKO-së.

Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë, i marrë ditën e sotme në Dhomë Këshillimi.

Shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të prishë vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte kthyer dosjen e inceneratorit të Elbasanit për rigjykim në GJKKO. Kështu, Gjykata e Lartë e kthen çështjen në Apel për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese.

Rekursi në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO ishte bërë nga prokurori i SPAK Dritan Prenci, por edhe nga mbrojtja e të pandehurve.

“Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë.

Për këtë dosje, GJKKO i dha dënimet më 25 shtator 2023. Gjykata e Posaçme dënoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 10 vite burg.

Alqi Bllako u dënua u dënua për shpërndorim detyre me 4 vite. Klodian Zoto u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv, por u dënua me 2 vjet për korrupsion pasiv, shtatë vjet për skema mashtruese, dhe tetë vjet për pastrim parash. Pëllumb Abeshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj, Erjon Murataj me 3 vite, Loran Dusha 7 vite, Arbër Denizi por me 7 vite, ndërkohë që të gjithë përfituan zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Arben Dervishaj dhe Juri Imeraj u shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat ndërsa Arjola Kodra u shpall e pafajshme për korrupsion. Nga ana tjetër disa prej të pandehurve, kundërshtuan akuzat dhe dënimin, duke kërkuar në Apel pafajësi.

 

Poll