AKTUALITET /

Incident i rëndë në Bulqizë, ndërron jetë administratori i minierës

Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues të minierës për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Incident i rëndë në Bulqizë, ndërron jetë

Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:15 në një minierë në zonën e Martaneshit të Bulqizës ku një 62 vjeçar i identifikuar si Sulejman Kurti ka humbur jetën.

I ndjeri ishte administratori i minierës dhe për shkak të disa plagëve të marra, nuk arriti të mbijetonte. 

Policia shoqëroi në komisariat disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Versus.al

Poll