
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 18 protestuesve të Partisë Demokratike, të cilët Policia i kishte identifikuar si pjesë e “grupit të zjarrit” përgjegjës për aktet e dhunës gjatë tubimeve dhe përdorimin e shisheve Molotov.
Fillimisht ndaj tyre ishte caktuar masa “Arrest me burg”, por pas rreth 72 orësh në qeli, togat e zeza vendosën t’i lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, pas protestës së 20 Shkurtit, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për deputetin Klevis Balliu, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Në total, lista përfshin 18 protestues, përfshirë tre të mitur: Alvaro Karrata, Dionis Gremi, Abdulla Isha, Vilson Isha, Egli Xhaferi, Krenar Nela, Riza Isenlikaj, Edvin Cato, Robert Patuçi, Marsel Kuçi, Agim Deda, Kujtim Kothi, Fatmir Dodaj, Bledar Bivja dhe Ardian Deda./Versus.al

