AKTUALITET /

Ish-ministri Ilir Beqaj lë ambjentet e QSUT-së, rikthehet në qeli

Beqaj u shtrua në QSUT më datë 15 korrik pasi pati temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë dhe qëndroi në spital për 1 muaj.

Shkruar nga Versus

Ish-ministri Ilir Beqaj lë ambjentet e QSUT-së, rikthehet në qeli

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është rikthyer në burgun e Durrësit pas qëndrimit në spitalin e QSUT.

Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë se pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, disa ditë më parë Beqaj është transferuar sërish në IEVP Durrës, ku po vuan masën e sigurisë "arrest në burg" për abuzimin me fondet e BE në SASPAC.

Beqaj u shtrua në QSUT më datë 15 korrik pasi pati temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë dhe qëndroi në spital për 1 muaj.

Ilir Beqaj është marrë i pandehur në dosjen "Sterilizimi" për akuzën e "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ai do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj.

Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes "SASPAC", ku Beqaj është gjithashtu i pandehur./Versus.al

Poll