AKTUALITET /

"Isha në ankth", lihet në burg i riu që tentoi t'i ikte policisë me vrap në Tiranë dhe hodhi armën! Në kërkim Sadikaj

Avokati i të arrestuarit pretendoi se klienti i tij nuk është i përfshirë në ngjarjen e Astirit, në të cilën një 21 vjeçare e akuzon Sinën se e ka mbajtur të mbyllur me forcë.

Shkruar nga Versus

"Isha në ankth", lihet në burg i riu që tentoi t'i

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Skerdi Sinën, të riun i cili u arrestua tre ditë më parë në zonën e Vasil Shantos ku tentoi të arratisej dhe të hidhte armën pasi u vu në ndjekje nga policia.

Avokati i Sinës ka deklaruar se më 2 korrik klienti i tij ka tentuar të largohej me vrap nga policia pasi ishte në ankth duke qenë se automjeti “Audi Q8” me të cilën udhëtonte edhe i kërkuari tjetër Joni Sadikaj u përplas me tre makina të parkuara.

Mbrojtja e Sinajt kërkoi masë më të butë sigurie, ndërsa gjykata nuk e pranoi. Ndërkohë policia është ende në kërkim të Joni Sadikajt, të afërmit të të arrestuarit Skerdi Sina i cili ishte në drejtim të makinës “Audi Q8” që tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas me mjetet e tjera.

 

Të dy akuzohen sit ë përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 9 janar të këtij viti në Astir ku një 21 vjeçare bëri denoncim në polici duke i akuzuar se e kishin mbajtur të mbyllur me dhunë. Sadikaj dhe Sina janë persona të njohur për policinë, ndërsa mësohet se janë gjithashtu kushërinj të të ndjerit Aleksandër Sadikaj i cili u vra në një atentat me tritol në 2022-in pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Versus.al

 

Poll