AKTUALITET /

Plagosja për hakmarrje në Pogradec, zbardhen detaje të reja: Dy vëllezërit e monitoruan Brian Syzon me kamera pranë burgut

Hetuesit dyshojnë se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve, që ka nisur në tetor 2025, kur vëllai i Brian Syzos, Adni Syzo, plagosi me thikë Nikolla Agollin në një berberhane

Shkruar nga Versus

Plagosja për hakmarrje në Pogradec, zbardhen detaje të reja: Dy

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku u qëllua Brian Syzo, i njohur për precedentë penalë.

Sipas burimeve hetimore, rreth katër ditë para ngjarjes, në afërsi të burgut të Drenovës dyshohet se është vendosur një kamerë nga dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli, me qëllim ndjekjen e lëvizjeve të Syzos. Nga pamjet filmike dyshohet se ata kanë pritur momentin kur ai do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili ndodhet në burg.

Hetuesit dyshojnë se ngjarja lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve, që ka nisur në tetor 2025, kur vëllai i Brian Syzos, Adni Syzo, plagosi me thikë Nikolla Agollin në një berberhane.

Autori i dyshuar i plagosjes, 24-vjeçari Nikolla Agolli, u arrestua në Prrenjas pak orë pas ngjarjes, pasi ishte larguar nga vendi i atentatit.

Brian Syzo ishte ekstraduar nga Gjermania në gusht 2025 dhe ndaj tij Gjykata e Korçës kishte caktuar masën “arrest në burg” për akuzën e shitjes së dozave të kokainës në Pogradec.

Pas ngjarjes, automjeti i përdorur nga autori u gjet në zonën e Qafë-Thanës, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës së krimit, e cila dyshohet se është hedhur pranë liqenit.Versus.al

Poll