Çfarë do të gjeni në brendësi
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në ditën e 32-të të revoltës së tyre kundër qeverisë. Me pankarta në duar e flamuj kuq e zi, mijëra qytetarë i janë bashkuar tubimit duke marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Disa prej tyre kanë marrë dhe fëmijët në protestë, të cilët shihen të veshur me kostumet popullore, jelekun kuq e zi dhe qeleshen. Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”
Sërish protestë tek Kuvendi të enjten në orën 10:00, protestuesit: Do të ndalojmë deputetët të futen në seancë

Nesër (e enjte), në orën 10:00 protesta do të zhvendoset tek Kuvendi, para nisjes së seancës plenare të radhës.
Mbrëmjen e sotme, një nga protestuesit njoftoi se aksioni ka për qëllim të ndalojë deputetët të hyjnë në parlament pasi ata nuk na përfaqësojnë.
“Dje forcat e policisë ushtruan dhunë të neveritshme. Të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në ora 10:00. Thirrje, punonjësve dhe drejtuesve të policisë të kenë kujdes kë prekin me dorë se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm ti pushojnë por edhe t’i çojnë në burg. Parlamenti është i joni dhe jo i atyre”, tha një prej folësve në protestën e sotme.Versus.al
FOTO-LAJM/ “Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, “busti” i Ramës vendoset nga protestuesit para Kryeministrisë

Ndryshe nga herët e tjera, në protestën e 32-t të zhvilluar këtë të mërkurë para Kryeministrisë, u shfaq një “bust” simbolik me pankartë të kryeministrit Edi Rama.
Me ironi, protestuesit thanë se e kanë sjellë në shesh që të bëjë prova se si do të bjerë, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha.
“Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, brohoritën protestuesit.
“Largohu ose do të përfundosh njësoj”, ishte mesazhi që shoqëroi këtë akt simbolik.Versus.al

