Live Updates /

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren! Në pranga Goxhaj dhe 5 të tjerë! Qytetarët rrethojnë drejtorinë e policisë

*Njëkohësisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend ku diskutohen sot 8 projektrezoluta të veprimtarisë së institucioneve të pavarura, qindra protestues u mblodhën para godinës për të protestuar kundër klasës së vjetër politike. *Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha munguan në seancë, ndërsa socialistët hodhën poshtë me shumicë votash një kërkesë të PD për interpelancë me Ramën. *Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla vijoi me deklaratat e tij ku përsëriti se Dritan Goxhaj nuk kishte qenë asnjë ditë luftëtar i UÇK, ndërsa tha se në protesta janë përfshirë edhe regjimi iranian dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. *Protestuesit jashtë godinës morën edhe një kosh plehrash për të ironizuar deputetët, ndërsa policia vendosi edhe një kordon sigurie.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Njëkohësisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend ku diskutohen sot 8 projektrezoluta të veprimtarisë së institucioneve të pavarura, qindra protestues u mblodhën para godinës për të protestuar kundër klasës së vjetër politike. *Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha munguan në seancë, ndërsa socialistët hodhën poshtë me shumicë votash një kërkesë të PD për interpelancë me Ramën. *Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla vijoi me deklaratat e tij ku përsëriti se Dritan Goxhaj nuk kishte qenë asnjë ditë luftëtar i UÇK, ndërsa tha se në protesta janë përfshirë edhe regjimi iranian dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. *Protestuesit jashtë godinës morën edhe një kosh plehrash për të ironizuar deputetët, ndërsa policia vendosi edhe një kordon sigurie.

9 Postime
2 ORE ME PARE

6 protestues të arrestuar, qytetarët para drejtorisë së policisë! Shehaj e Kapri në mbështetje të tyre

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Qindra qytetarë kanë rrethuar drejtorinë e policisë së Tiranës ku po protestojnë për lirimin e disa prej protestuesve që u arrestuan pasi gjuajtën me vezë kundrejt makinave të deputetëve të PS.

Protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e politikanëve dhe jo të qytetarëve. Ndërsa janë mbledhur para drejtorisë së policisë, në mbështetje të tyre mbërritën edhe deputetët Agron Shehaj e Erald Kapri.

Ata kërkuan llogari nga policia për 6 protestuesit e arrestuar, ndërsa tha se duhej të siguroheshin që protestuesit nuk janë duke u dhunuar. Kapri tha se hedhja e vezëve është akt simbolik dhe shtoi se është e turpshme mënyra sesi janë marrë zvarrë protestuesit. Versus.al

3 ORE ME PARE

Hodhën vezë drejt Erion Braçes, merren zvarrë protestuesit! Arrestohet Dritan Goxhaj dhe 2 të tjerë

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj dhe 2 protestues të tjerë janë arrestuar me forcë nga policia gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Shkak për arrestimin e tyre është bërë hedhja e vezëve dhe e miellit kundrejt makinës së deputetit socialist Erion Braçe i cili po largohej nga Kuvendi.


Dhjetëra policë ndërhynë për të arrestuar Goxhajn dhe dy persona të tjerë. Versus.al

 

4 ORE ME PARE

“Hajdut”, protestuesit nuk i ndahen Peçit, deputeti me dy telefonë në vesh për t’ju shpëtuar

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Deputeti socialist Tërmet Peçi nuk ka mundur që t’u shpëtojë protestuesve të cilët ishin mbledhur para godinës së Kuvendit.

Ndërsa ecte për t’u larguar nga Kuvendi teksa kishte vënë edhe syzet e diellit, qindra protestues iu vunë pas duke e ndjekur me thirrjet “analfabet, hajdut”, etj.

Për t’ju shpëtuar protestuesve deputeti tentoi të bënte sikur po fliste me dikë në telefon, por nga nxitimi vuri në vesh të dy telefonët që kishte. Versus.al

5 ORE ME PARE

Rriten tensionet, protestuesit gjuajnë me vezë makinën e zv.kryeministres! Ndërhyn policia

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Protestuesit e mbledhur përpara Kuvendit janë përplasur me efektivët e policisë të cilët u desh të ndërhynin për të mundësuar që zëvendës kryeministrja Albana Koçiu të mund të largohej me makinë.

Disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë kundrejt makinës së Koçiut duke i thënë se nuk i përfaqëson. Ndërsa protestuesit e tjerë vijuan me thirrjet: “jo provokime”. Përpara Kuvendit mbërritën edhe efektivë të FNSH për të mbarëvajtur situatën. Versus.al

6 ORE ME PARE

"Parlament i krimit", protestuesit marrin koshin e plehrave: Këtu e keni vendin

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Ndërkohë që në Kuvend po vijohet me seancën plenare, qindra protestues të mbledhur jashtë godinës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për shpërndarjen e parlamentit.

Në vijim të protestës, ata kanë marrë edhe një kosh plehrash duke ironizuar deputetët teksa u drejtuan me thirrje si: “parlament i krimit” dhe “këtu e keni vendin”. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Dritan Goxhaj, asnjë ditë në UÇK”, Balla: Në protestë u përfshi regjimi iranian dhe shqiptarë nga Kosova e RMV

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në foltoren e Kuvendit sërish për protestat masive që kanë përfshirë vendin prej më shumë se një muaji tanimë. Sa i takon ishluftëtarit të UÇK, Dritan Goxhajt, Balla e mohoi që ky i fundit të kishte qenë qoftë edhe një ditë pjesë e ushtrisë çlirimtare.

“Pse i sulmoni protestuesit tha një deputet… Ne? Transparenca është gjëja më e mirë. Kam dëgjuar këto ditë edhe statuse, u shqetësuat ju për teë mbrojtur njëfarë Dritan Goxhaj për të cilin po ua them sot këtu. Nuk ka as edhe një ditë në UÇK”- tha Balla.

Ndërsa lidhur me protestën tha se ishin përfshirë element të regjimit iranian, “mercenarë të huaj digjitalë” si dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

“Sot nuk ka asnjë dyshim jo nga strukturat e sigurisë së inteligjencës tonë, porn ga pjesa më e madhe e strukturave partnereve të NATO-s se ne këtë protestë janë përfshirë aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Në fushatën online morën pjesë mijëra mercenarë digjitalë të nxitur nga interesa të huaja dhe konkurrentë të Shqipërisë në turizëm. Interesimi ndërkombëtar nuk lidhej as fare pak me flamingot apo me Zvërnecin, por të gjithë e dimë se lidhet me emrin e Jared Kushner. Shqipëria u përfshi në një luftë digjitale globale pa qenë vetë për asnjë ditë objekti real i kësaj. Regjimi Iranian është këmbë e krye i përfshirë ndërsa aktorë të huaj po kontribuojnë për të financuar këto lloj lufte hibdride. Në protestë janë përfshirë edhe vëllezër e motra nga Kosova e Maqedonia e Veriut të cilët u përfshinë më shumë përmes valës së deinformimit sesa përmes ndonjë force politike”- shtoi deputeti. Versus.al

6 ORE ME PARE

Rama mungon në Kuvend, socialistët rrëzojnë kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Kryeministri Edi Rama nuk u paraqit në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Nga ana tjetër Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin për protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 1 muaji.

Kjo kërkesë u rrëzua me kartonat e socialistëve të cilët nxituan që me 75 vota kundër të refuzonin kërkesën për interpelancë të opozitës me Ramën. Versus.al

7 ORE ME PARE

"Parlament analfabet", protestuesit mblidhen para Kuvendit, deputetët hyjnë në seancë plenare

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!
Protestuesit e mbledhur para Kuvendit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Kuvendit ku po protestojnë kundër deputetëve përsa i takon edhe projektligjit që më herët u hoq nga diskutimet e ditës, atë të tokave bujqësore të cilat në rast se pr/ligji miratohet, të huajt do të kenë të drejtë t’i blejnë disa vite pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Në seancën e sotme janë parashikuar shqyrtimi dhe votimi i 8 projektrezolutave mbi veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Ashtu siç e njoftuan gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën para godinës së Kuvendit ku brohoritën edhe thirrjet “Parlament analfabet” kundrejt deputetëve të cilët hynin në Kuvend. Versus.al

8 ORE ME PARE

Qytetarët njoftuan protestë, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare (Rendi i ditës)

Plas te Kuvendi, protestuesit gjuajnë me vezë zv.kryeministren!

Kuvendi pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për zhvillimin e seancës plenare e cila ka në rend dite shqyrtimin dhe votimin e 8 projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike përgjatë vitit 2025.

Nga ana tjetër, protestuesit të cilët prej një muaji kanë mbushur sheshin “Dëshmorët e Kombit” kanë njoftuar edhe një protestë në orën 10:00, të njëjtin moment me nisjen e seancës plenare.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 40, datë 26.6.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

Projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2025”. (Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 5.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 31 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores së Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 6.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 7.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 24 të ligjit nr. 9121/2003, “Për Autoritetin e Konkurrencës”, dhe të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, dhe shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 8.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta • Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 9.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 10 të ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 10.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2025”. (Në mbështetje të nenit 11 të ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, dhe nenit 103 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta • Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 11.

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”. (Në mbështetje të ligjit nr. 53/14, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar”, nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr. 134/2018, “Për miratimin e manualit të monitorimit vjetor dhe periodik”, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Prezantohet projektrezoluta nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Zhvillimi i debatit (Në mbështetje të nenit 103, pika 8 të Rregullores të Kuvendit, koha e debatit për raportimet vjetore, e cila është jo më shumë se 120 minuta, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare) Minutazhi për debatin është si vijon:

• Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 71 minuta

• Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 30 minuta

• Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 6 minuta

• Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 6 minuta

• Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 7 minuta 12.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.) Versus.al

Poll