AKTUALITET /

U shoqëruan në komisariat pas përplasjes tek Kuvendi, lirohen 3 protestues, mes tyre dhe Dritan Goxhaj

Goxhaj shtoi se kanë kërkuar largimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, ndërsa theksoi se edhe personat e tjerë të shoqëruar janë në proces lirimi.

Shkruar nga Versus

U shoqëruan në komisariat pas përplasjes tek Kuvendi, lirohen 3

Tre nga personat e arrestuar gjatë protestës janë liruar nga Komisariati Nr. 1, mes tyre edhe aktivisti Dritan Goxhaj, i cili u prit me ovacione nga mbështetësit e mbledhur jashtë ambienteve të komisariatit.

Në një prononcim për mediat pas lirimit, Goxhaj tha se shoqërimi i tyre ishte bërë për akuzën e kundërshtimit të Policisë së Shtetit, ndërsa mohoi të kenë pasur përplasje me efektivët.

"Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë gardh mes policisë dhe protestuesve, këtë kemi deklaruar. Trajtimi ka qenë normal", u shpreh ai.

Goxhaj bëri të ditur se gjatë qëndrimit në komisariat janë vizituar nga deputeti Agron Shehaj dhe deputetë të Partisë Demokratike.

Poll