
Deputeti socialist Tërmet Peçi nuk ka mundur që t’u shpëtojë protestuesve të cilët ishin mbledhur para godinës së Kuvendit.
Ndërsa ecte për t’u larguar nga Kuvendi teksa kishte vënë edhe syzet e diellit, qindra protestues iu vunë pas duke e ndjekur me thirrjet “analfabet, hajdut”, etj.
Për t’ju shpëtuar protestuesve deputeti tentoi të bënte sikur po fliste me dikë në telefon, por nga nxitimi vuri në vesh të dy telefonët që kishte. Versus.al


