POLITIKË /

6 protestues të arrestuar, qytetarët para drejtorisë së policisë! Shehaj e Kapri në mbështetje të tyre

Shkruar nga Versus

6 protestues të arrestuar, qytetarët para drejtorisë së

Qindra qytetarë kanë rrethuar drejtorinë e policisë së Tiranës ku po protestojnë për lirimin e disa prej protestuesve që u arrestuan pasi gjuajtën me vezë kundrejt makinave të deputetëve të PS.

Protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e politikanëve dhe jo të qytetarëve. Ndërsa janë mbledhur para drejtorisë së policisë, në mbështetje të tyre mbërritën edhe deputetët Agron Shehaj e Erald Kapri.

Ata kërkuan llogari nga policia për 6 protestuesit e arrestuar, ndërsa tha se duhej të siguroheshin që protestuesit nuk janë duke u dhunuar. Kapri tha se hedhja e vezëve është akt simbolik dhe shtoi se është e turpshme mënyra sesi janë marrë zvarrë protestuesit. Versus.al

Poll