POLITIKË /

“Ondrra n’beze”, Rama për protestën: Protestuesi në arrati më thotë të mos e çoj ndërmend dorëheqjen

Pavarësisht se qindra mijëra protestues i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një mesazh nga një prej protestuesve "në arrati" i cili i thotë se kishte ndërruar mendje.

Shkruar nga Versus

“Ondrra n’beze”, Rama për protestën: Protestuesi

Ndërkohë që policia ka arrestuar 6 protestues dhe protestat masive hyjnë në muajin e dytë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të postojë një tjetër mesazh ku sipas tij një “protestues i arratisur” i ka kërkuar të mos e çojë ndërmend dorëheqjen.

Rama shkruan se protestuesi i ka dërguar mesazhet që shpërndahen mes grupit të organizatorëve për të cilët thotë se duan vetëm pushtet.

Postimi i plotë i Ramës:

ONDRRA N’BEZE i quajnë tironsit këto historitë e kores së zezë së mbetjeve social-politike mbi ujin e pastër të protestës, po aman lexojeni vetë çfarë më çon një protestues në arrati nga grupet whatsap, ku u bëkan plane madhështore të cilat flasin vetë për nivelin e udhëheqjeve imagjinare të “Shqipërisë së re”

“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë një njeri që s’të do po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëprë grupe ëhatsapi se ti o Ramses je e keqa më e vogël! Shih ca deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta po jan një rracë derri që dhe duan pushtet dhe nuk mbushin hic pupupu o Zot”

Mesazh forëard nga i njëjti numër:

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t'i shfuqizoje taktikisht, do thote "jua plotësova kerkesat" dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!

2. Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te  barabarta.

3. Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.

4. Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.

5. Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja. Versus.al

Poll