AKTUALITET /

Plagosja e 35 vjeçarit në Pogradec, arrestohet edhe bashkëpunëtori i autorit! Dy persona në kërkim

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje lidhur me plagosjen e Nikolla Agollit vitin e kaluar në një berberhane.

Shkruar nga Versus
Plagosja e 35 vjeçarit në Pogradec, arrestohet edhe
Autori Nikolla Agolli, i plagosuri Brian Syzo

Katër persona u përfshinë në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Pogradec ku mbeti i plagosur me plumb në këmbë, Brian Syzo. Policia arrestoi dje autorin Nikolla Agollin dhe fill pas tij edhe bashkëpunëtorin David Prifti, 30 vjeç. Ndërsa u shpallën në kërkim dy persona të tjerë, M.B, 40 vjeç dhe E.A, 22 vjeç.

Sipas policisë, këta persona janë përpjekur ta vrasin Syzon duke e qëlluar me armë ndërkohë që ai ndodhej brenda automjetit të tij të parkuar në lagjen nr.3 të qytetit. Syzo u transportua me helicopter për në spitalin e Traumës pasi plumbi i kishte prekur një prej venave kryesore që i rrezikonte amputimin e gjymtyrës.

Dyshohet se shkak për sulmin ndaj 35 vjeçarit është hakmarrja, pasi në tetor të vitit të kaluar, vëllai i tij Adni Syzo kishte plagosur Nikolla Agollin në një berberhane. Versus.al

Poll