BOTA /

Të shtëna me armë në Gjermani, vr*ten 5 persona

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin verior të Gjermanisë pas disa të shtënave. Disa persona raportohen të vdekur dhe autoritetet thonë se është një "situatë dinamike".

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë në Gjermani, vr*ten 5 persona

Gjermani- Të shtënat me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Stade lanë të vdekur 5 persona ditën e sotme. 

Policia tha se një i dyshuar mashkull është ndaluar. Motivi i ngjarjes nuk është ende i qartë.

"Të shtënat ndodhën pranë një qendre rinore në qendër të qytetit", citoi agjencia gjermane e lajmeve DPA një zëdhënës të policisë.

Policia e Stade tha në një deklaratë se një "operacion i madh" ishte duke u zhvilluar në Dankersstraße, duke u bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zona dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës në vendngjarje.

Stade ka rreth 50,000 banorë dhe ndodhet në perëndim të Hamburgut. Versus.al

Tags:

gjermani

Poll